Lajmet e fundit
Grupi i Grave Deputete takoi ambasadorin francez, Didier Chabert
E Mërkure, 01.03.2017
Kryetarja e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Blerta Deliu, së bashku me anëtaret bordit, Lirije Kajtazi, Time Kadriaj, Shkukrije Bytyçi dhe Njomza Emini, u takuan me ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Kryetarja Deliu -Kodra e njoftoi ambasadorin francez për aktivitetet e grupit që ajo drejton dhe për planet e punës për këtë vit. Ajo foli edhe për mundësinë e bashkëpunimit me gratë deputete të Parlamentit francez dhe për bashkëpunimin ndërmjet Ambasadës franceze dhe Grupit të Grave Deputete.
Ambasadori francez përgëzoi deputetet për punë e mirë qeë po bëjnë dhe shprehu gatishmëri për përkrahjen se nismave tyre, sidomos në përfaqësimin e grave, por edhe në aktivitete të tjera.
Në këtë takim u diskutua edhe për rastin e Ramush Hardinajt, për të cilin rast ambasadori Chabert u shpreh së beson në vendimin përfundimtar të drejtë të gjykatës franceze.
Në këtë takim, gratë deputete shfaqën shpresën në përkrahjen e shtetit francez për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.