Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së
E Marte, 28.02.2017
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga Daut Haradinaj, kryetar, mbajti sot mbledhjen e radhës në të cilën pikë kryesore ishte Raportimi i Kryeshefit Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës z.Hilmi Mehmeti.
Fillimisht, z. Hilmi Mehmeti foli rreth punës dhe aktiviteteve të Inspektoratit Policor të Kosovës, me ç‘rast tha se gjatë kësaj periudhe inspektorati ka qenë vazhdimisht i angazhuar më diskutime me zyrtarë policor të të gjitha niveleve dhe drejtorive rajonale në Kosovë. Po ashtu sipas tij inspektorati për herë të parë ka zhvilluar takime edhe me qytetarë të komunave veriore dhe ka marrë pjesë në konferenca rajonale dhe ndërkombëtare.
Anëtarët e komisionit ishin mjaft të interesuar në diskutimin e tyre rreth funksionimit të inspektoratit policor, ku ngritën çështje të shumta, me theks të veçantë nëse ka zyrtarë nga inspektorati nën hetime, si dhe për bashkëpunimin me vendet e rajonit.
Ndërsa gjatë kësaj mbledhje u bë edhe shqyrtimi dhe miratimi i raportit me amendamente për Projektligjin Nr.05/L-134 për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive.