Lajmet e fundit
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike priti në takim një delegacion nga Zyra Kombëtare e Auditimit nga Suedia
E Enjte, 23.02.2017
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga kryetari i Komisionit Faton Topalli, ka zhvilluar një takim me delegacionin nga Zyra Kombëtare e Auditimit nga shteti i Suedisë, si dhe delegacionin nga Zyra Kombëtare e Auditimit nga Kosova.
Fillimisht, kryetari i Komisionit, Faton Topalli, pasi ka falënderuar delegacionin nga Suedia, ka vlerësuar lart punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ndërkaq ka informuar në hollësi për funksionin dhe aktiviteteve e Komisionit.
Anëtarët e Komisionit theksuan faktin se sfidë vazhdon të mbetet mos implementimi i rekomandimeve të ZAP-it, ndërkaq sqaruan në detaje edhe për planet e veprimit të institucioneve lidhur me të gjeturat e ZAP-it.
U theksua fakti se nevoja e bashkëpunimin me shtetet të cilat kanë këtë sistem të njëjtë të auditimit është e domosdoshme dhe se përvojat e shtetit suedez në këtë aspekt janë të mirëseardhura, meqë Kosova ka nevojë për përkrahje të kësaj lëmie.
U sqarua po ashtu se Kosova është i vetmi shtet në regjion që zbaton këtë sistem dhe se për të pasur rezultate më të mira Kosovës i duhet përvoje më e madhe në këtë fushë.
Isabelle Berglund Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë, pasi ka dhënë detaje lidhur me projektin e tyre që ka të bëjë me përforcimin e kapaciteteve në auditimin edhe të performancës dhe për ndihmën e tyre që ata kanë dhënë në këtë aspekt, foli për rëndësinë e bashkëpunimit të ZKA-së me Komisionin, ndërkaq kërkoi sqarime lidhur me Ligjin për Auditim, si dhe implementimin e tij në praktikë.
Ndërsa, Dag Levin-Sparr, kërkoi informata lidhur me rolin e Komisionit dhe për sfidat në zbatim të rekomandimeve të ZAP-it, si dhe për cilësinë e këtyre raporteve, ndërsa vlerësoi punën e ZKA-së.