Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

E Enjte, 23.02.2017




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga zv/kryetarja e parë e Komisionit, Selvije Halimi,u njoftua lidhur me shkresën e Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin KO12/17 (që ka të bëjë me Ligjin për Kundërvajtje).

Me këtë rast, Komisioni formoi një grup pune për të hartuar komentet lidhur me këtë shkresë, ndërkaq gjatë javës së ardhshme kjo çështje do të kalojë edhe në Komision për miratim. Afati për të dorëzuar përgjegjje nga Komisioni në Gjykatë Kushtetuese është deri më datën 3 mars.

Në vijim, Komisioni ka shqyrtuar dhe përkrahur raportin me amendamente të Komisionit funksional në Projektligjin 05/L- 134 për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive.

Tutje, ka formuar edhe grupet punuese që kanë të bëjnë me shqyrtimin e Projektligjit nr. 05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/L-149 për Ekzekutimin e Sanksioneve penale, si dhe të Projektligjit nr. 05/L-135 për Ndërmjetësim;

 

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...