Lajmet e fundit
Komisioni për Administratë Publike Qeverisje Lokale dhe Media
E Mërkure, 22.02.2017
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media kryesuar nga Xhevahire Izmaku, kryetare e komisionit, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi Projektligjin për harmonizimin e plotësim-ndryshimeve në Ligjin për RTK-në.
Pas diskutimeve të shumta, kryetarja Izmaku propozoi që të mbahet një dëgjim publik rreth këtij plotësim ndryshimi për RTK-në, ku do të diskutohet edhe me grupet e interesit dhe më gjerë.
Anëtarët e komisionit e miratuan propozimin, për të cilin do të vendoset në ditët në vazhdim se a do të mbahet para dërgimit në qeveri apo pas kthimit nga qeveria.