Lajmet e fundit
Nga mbledhja e komisionit për Arsim ...
E Hënë, 20.02.2017
Në mbledhjen e sotme te Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë , Rini dhe Sport, e cila u drejtua nga Nait Hasani, kryetar i komisionit, u diskutua lidhur me gjendjen në Arsimin e Lartë.
Gjatë takimit, anëtarët e komisionit paraqitën pakënaqësitë e tyre përkitazi me Arsimin e Lartë. Problem shqetësues sipas deputetëve të komisionit, u theksua ai në Fakultetin e Edukimit, me ç' rast shumë programe nuk janë akredituar .
Ndër temat e tjera ishte edhe marrja e titujve akademik në universitete.
Përveç kësaj, kërkesë tjetër ishte edhe Ligji për arsimin e lartë, për të cilin deputetët kërkuan të dinë ku ka ngecur.
Në fund të takimit, anëtarët komisionit u dakorduan që në mbledhjen e radhës të ftohen rektorët e universiteteve dhe ish-ministrat e arsimit në raportim.