Lajmet e fundit

Nesër fillon punimet Samiti i komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve të vendeve të Evropës

E Diel, 19.02.2017




Nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 20-21 shkurt 2017 në Hotelin Swiss Diamond në Prishtinë, duke filluar nga ora 9:00, mbahet Samiti i komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve të shteteve të Evropës.

Në këtë samit do të marrin pjesë përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe të parlamenteve të shteteve të ndryshme evropiane, drejtues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë dhe institucioneve vendore.

Panelistët dhe pjesëmarrësit e tjerë do të diskutojnë për perspektivat e zgjerimit të BE-së, përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit në rrugën drejt integrimeve në organizatat ndërkombëtare, për krizën e emigracionit, si dhe për luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon.

Në fund, pritet të nxirren konkluzionet dhe një deklaratë e përbashkët.

Agjenda:

20 shkurt 2017 - e hënë

Vendi: Hoteli Swiss Diamond, Prishtinë


08:30-09:00 Regjistrimi i pjesëmarrëseve

09:00 Paneli i parë"Perspektivat e zgjerimit të BE-së. Hapja e dyerve për vendet Ballkanike"

Moderator: Elmi Reçica, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Kuvendi i Republikës se Kosovës

09:05- 09:15 Adresim i z. Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Republikës se Kosovës

Folësit në panel:

09:15-09:25 Znj. Nataliya Apostolova, përfaqësuesja speciale e BE-së për Kosovë

09:25-09:35 Znj. Tanja Fajon, Anëtare e Parlamentit Evropian

09:35 -09:45 Znj. Dhurata Hoxha, Ministre e Drejtësisë, Republika e Kosovës

09:45-09:55 Z. Karel Schwarzenberg, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Dhoma e Deputetëve, Republika Çeke

09:55-10:05 Z. Hasan Basri KURT, Anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Kuvendi i Madh Kombëtar, Turqi

10:05 -10:15 Z. Anne Mulder, Anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Dhoma e Përfaqësuesve, Holandë

10:15 -10:25 Z. Andrew Rosindell, Anëtar i Parlamentit, Dhoma e Përfaqësuesve, Mbretëri e Bashkuar

10:25 -10:35 Znj. Njomza Emini, Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, Kuvendi i Republikës së Kosovës


10:35- 11:05 Diskutim

11:05-11:15 Shënime përmbyllëse

11:30 Paneli i dytë: "Përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit në rrugën drejt integrimeve në organizatat ndërkombëtare/tejkalimi i barrierave politike të rajonit"

Moderator: Xhavit Haliti, Nënkryetar i Kuvendit të Republikës se Kosovës

11:35- 11:45 Adresim nga z. Hashim Thaçi, President i Republikës se Kosovës

Folësit në panel:

11:45-11:55 Znj. Alexandra Papadopoulou, Shefe e Misionit të EULEX-it

11:55 -12:05 Znj. Edita Tahiri, Ministre për Dialog, Republika e Kosovës

12:05 -12:15 Znj. Arta Dade, Kryetare e Komisionit për Politiken e Jashtme, Parlamenti i Republikës së Shqipërisë

12:15 -12:25 Z. Haki Demolli, Ministër për Forcën e Sigurisë të Kosovës

12:25 -12:35 Znj. Mimoza Ahmetaj, Ministre e Integrimeve Evropiane, Republika e Kosovës

12:35-12:45 Mr. David Geerts, Anëtar i Dhomës se Përfaqësuesve, Parlamenti i Belgjikës/ Zëvendës kryetar i Unionit
Ndër-Parlamentar

12:45 -12:55 Z. Fabrizio Cicchitto, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Dhoma e Deputetëve, Parlamenti i Italisë

12:55 -13:25 Diskutim

13:25 - 13:35 Shënime përmbyllëse


15:15 Paneli i tretë: "Kriza e emigracionit/refugjatët"

Moderator: Puhie Demaku, Anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, Kuvendi i Republikës se Kosovës

15:20-15:30 Adresim i z. Isa Mustafa, Kryeministër i Republikës se Kosovës

Folësit në panel:

15:30-15:40 Z. Skender Hyseni, Ministër për Punë të Brendshme, Republika e Kosovës

15:40 -15:50 Znj. Anne Brasseur, Anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Luksemburgut, Kryesuese e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

15:50-16:00 Z. Egidijus Vareikis - Zëvendës Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Parlamenti i Lituanisë

16:00-16:10 Z. Denis MacShane- Ekspert i politikave të rajonit të
Ballkanit/Ish-ministër për Evropë dhe Ballkan,
Britani e Madhe

16:10-16:20 Znj. Maureen O'Sullivan, Zv/kryetare e Komisionit të përbashkët për Punë të Jashtme& Tregti&Mbrojtje, Parlamenti i Irlandës

16:20-16:30 Znj. Keit Pentus - Rosimannus, Zv/kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Parlamenti i Estonisë


16: 30-16:40 Don Viktor Sopi - Drejtor i përgjithshëm, Caritas Kosova

16:55-17:20 Diskutim

17:20-17:35 Shënime përmbyllëse

 


21 shkurt 2017 - e martë

Vendi: Hoteli Swiss Diamond, Prishtinë


09:30 Paneli i katërt: "Lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon"

Moderator: Z. Karel Schwarzenberg, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Dhoma e Deputetëve, Republika Çeke

09:35-09:45 Adresim nga z. Enver Hoxhaj, Ministër për Punë të Jashtme, Republika e Kosovës


Folësit në panel:

09:45-09:55 Z. Hajredin Kuçi, Zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës

09:55-10:05 Z. Jan Braathu, Ambasador i Misionit të OSBE-së në Kosovë

10:05-10:15 Z. Rihards Kols, Zëvendës Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Parlamenti i Letonisë

10:15-10:25 Z. Daut Haradinaj, Kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kuvendi i Republikës se Kosovës

10:25-10:35 Z. Miro Kovač, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Parlamenti i Kroacisë

10:35-10:45 Znj. Flora Brovina, Deputete e Kuvendit të Republikës se Kosovës

11:10-11:40 Diskutim

11:40- 11:50 Shënime përmbyllëse

11:40-11:50 Konkludimet dhe Deklarata e përbashkët e Komisioneve për Punë të Jashtme të vendeve të Evropës dhe Ballkanit