Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Enjte, 16.02.2017




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të kryesuar nga kryetari i Komisionit, Faton Topalli, pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2015.

I ftuar në këtë takim ishte ministri i MPB-së, Skender Hyseni, mirëpo në mungesë të prezencës së tij Komisioni u dakordua që kjo çështje të shtyhet për një mbledhje tjetër të radhës. Edhe pse në takim ishin të pranishëm zv.ministri i MPB-së, Valdet Hoxha dhe përfaqësues tjerë të kësaj ministrie, u theksua se tashmë është praktikë e Komisionit që këto raporte të diskutohen vetëm me prezencë të ministrave.

Krejtësisht në fund, Komisioni ka diskutuar në detaje edhe për aktivitetet të cilat duhet të jenë prioritet për Komisionin.

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike