Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për bujqësi ...

E Hënë, 13.02.2017




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mbrojtje të Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, të cilin e kryesoi deputetja Duda Bale, kryetare e Komisionit, mbajti sot një takim që pikë kryesore të rendit të ditës e kishte shqyrtimin e planit vjetor të punës së Komisionit për vitin 2017.

Në këtë mbledhje, krahas anëtarëve të Komisionit prezent ishin: edhe përfaqësuesit e Ministrisë për Mbrojtje të Mjedisit... në krye me ministrin Ferat Shala dhe sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë z. Arben Çitaku, si dhe përfaqësuesi i KDI-së.

Në këtë takim, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, z. Çitaku theksoi se në programin ligjdhënës të kësaj ministrie, për vitin 2017 është planifikuar që të bëhen disa ndryshime dhe plotësimi në ligjet ekzistuese, si dhe në pajtim me koncept dokumentet të hartohen edhe disa ligje të reja nga fushëveprimi i kësaj ministrie, siç janë: Projektligjin për Odën e arkitektëve dhe inxhinierëve të ndërtimtarisë; Projektligjin për banimin social; Projektligjin për mbrojtjen nga zhurma; Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja; Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve ilegale; Projektligjin për prodhimet biocide; Projektligjin për veprimtarinë hidro-meteorologjik; Projektligjin për kadastrën e pasurisë së paluajtshme; si dhe Projektligjin për ujërat e ndotura. Në vazhdim të takimit ministri Shala tha se të gjitha këto ndryshime dhe plotësime në ligjet ekzistuese, si dhe sipas koncept dokumenteve, hartimi i projektligjeve do të bëhet në harmoni me dispozitat e bashkësisë evropiane dhe që kjo ministri dëshiron që në afatin më të shkurtër në plotësi ta realizojë plan- programin për këtë vit.

Në vazhdim të takimit, anëtarët e Komisionit parashtruan shumë pyetje për ministrin Shala dhe sekretarin Çitaku. Disa nga pyetjet kishin të bëjnë me masën e mbikëqyrjes të ligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, nëse kjo ministri do të iniciojë nxjerrjen e projektligjit për gjeodetët dhe në çfarë mase kjo ministri i ka dhënë prioritet ndërtimit të rrjetit të ujërave fekale në tërë territorin e Republikës së Kosovës, deri ku është arritur me shpërnguljen e banorëve të fshatit Hade, si dhe deri ku është arritur me planin e dhënies së lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla.

 

Nga mbledhja e Komisionit për bujqësi ...