Lajmet e fundit

Nga mbledhja e komisionit për Arsim...

E Hënë, 13.02.2017




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Shkencë,Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, e cila u drejtua nga Nait Hasani, u diskutua lidhur me raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë.

Në kuadër të mbikëqyrjes së zbatimit të këtij ligji, anëtarët e komisionit kanë vizituar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Komisioni, po ashtu, ka mbajtur dëgjime publike dhe ka realizuar vizita në Qendrat Rinore në disa komuna të Kosovës.

Kryetari i Komisionit, Nait Hasani, në vijim paraqiti rekomandimet e dala nga vizitat dhe takimet me akterë të ndryshëm që ndërlidhën me fushëveprimtarinë e aktiviteteve rinore. Sipas Hasanit, janë adresuar gjithsej katërmbëdhjetë rekomandime të cilat u shqyrtuan nga komisioni.

Pas shqyrtimit të rekomandimeve, përkitazi me ligjin në fjalë, raportua u miratua dhe u procedua për në seancë plenare.

Ndërkaq në të ndryshme, disa deputetë paraqitën kërkesat e tyre, siç është ajo e sallës së sportit në Komunën e Skenderajt, e cila ka filluar të ndërtohet para dhjetë viteve dhe ende nuk është bërë asgjë. Përveç kësaj, kërkesë tjetër ishte edhe Ligji për arsimin e lartë, për të cilin deputet kërkuan të dinë ku ka ngecur.

Në fund te takimit komisioni u dakordua që në mbledhjen e radhës të ftohet ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, për të raportuar lidhur më çështjen e arsimit të lartë.

Nga mbledhja e komisionit për Arsim...