Lajmet e fundit

Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës po merr pjesë në Seminarin Ndërkombëtar të FMN-së

E Mërkure, 08.02.2017




Delegacioni i Kuvendit të Kosovës i përbërë nga deputetët: Naser Osmani, Safete Hadërgjonaj, Xhevahire Izmaku, Shqipe Pantina dhe Salih Morina, po merre pjesë në Seminarin tre ditor me temë: "Politikat makroekonomike të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe ndërtimin i kapaciteteve", të organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar që mbahet në Institutin e Përbashkët të Vjenës (The Joint Vienna Institute), në Vjenë të Austrisë. Në këtë seminar po marrin pjesë deputetë nga Parlamenti i Kosovës, Ukrainës, Moldavisë dhe Serbisë.

Përfaqësuesit rezident të FMN-së folës të sesioneve të seminarit, prezantuan të dhëna lidhur me nivelin e zhvillimit ekonomik dhe projeksioneve ekonomike në vendet më të zhvilluara në botë, në zonën e Bashkimit Evropian dhe për ekonomitë e vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, për problemet ekonomike që po ballafaqohet vendet e ndryshme, të shkaktuar nga kriza financiare dhe për përpjekjet për rimekëmbje ekonomike. Ata folën edhe për pasigurinë politike si rezultat i politikave të brendshme dhe masave proteksioniste, me efekte të mundshme negative në realizimin e projeksioneve ekononomike të parashikuara. Në të njëjtën kohë, u diskutuar për rolin dhe aistencën që ofron Fondin Monetar Ndërkombëtar në botë dhe në mbështetjen e shteteve përkatëse në procesin e refromave në sistemin financiar dhe fiskal dhe në rregullimin e legjislacionit, që ndikon në zhvillimin ekonomik dhe në të njëjtën kohë në ruatjen e stabilitetit makrofiskal.

Në sesionet në vazhdim, më specifikisht, përfaqësuesit rezident të FMN-së në vendet pjesëmarrëse në seminar, do të prezantojnë raste studimi në implementimin e programeve të FMN-së me shtetet respektive, përfshirë edhe rastin e Kosovës. Po ashtu, në program janë të parapara të diskutohen edhe tema të tjera për rolin e Zyrave Parlamentare Buxhetore në Qeverisjen Fiskale, për Rregullat dhe Institucionet e Politikës Fiskale dhe Autonominë, Përgjegjshmërinë dhe Qeverisjen e Bankës Qendrore.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, po japin kontributin e tyre në shkëmbimin e përvojave në temat dhe çështjet e ngritura gjatë sesioneve të seminarit.

Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës po merr pjesë në Seminarin Ndërkombëtar të FMN-së