Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik…

E Marte, 07.02.2017




Komisioni për zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, për shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit OST ShA dhe Operatorit të Sistemit, të Transmisionit dhe Tregut - KOSTT ShA

Përfaqësuesi i KOSTT-it, z.Visar Hoxha, u shpreh se qëllimi i kësaj marrëveshje është që KOSTT-i të marr nga OST e Republikës së Shqipërisë shërbime ndihmëse, përkatësisht shërbime sekondare, i cili është i domosdoshëm dhe parakusht teknik për një operim normal të KOST-it. Sipas tij, nëpërmjet kësaj marrëveshjeje KOSTT-i dhe OST parashihet që të bëjë divizionimin e përbashkët të kapaciteteve të shërbimeve fikse ku do të krijohen mundësi për divizimin e të dyja anëve, duke pasur parasysh karakteristikat e të dyja sistemeve, të Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

Anëtarët e komisionit e përkrahen unanimisht këtë marrëveshje, pasi që sipas tyre është e nevojshme dhe kontribuon favorizimin me furnizim të të dyja tregjeve në dobi të konsumatorëve.

Deputetet shprehën interesimin e tyre edhe për ecurinë e anëtarësimit të Kosovës në ENTSO-e dhe lidhur më këtë kërkuan mobilizim nga përfaqësuesit të Kosovës dhe të Shqipërisë që të mobilizohen për të evituar pengesat që paraqet Serbia.

Ndërkaq, Komisoni nuk e miratoi në parim Projektligjin për ndryshimin dhe pltësimin e Ligjit për miniera dhe minerale, për të cilin ishte diskutuar në mbledhjen e kaluar.

Në fund Komisioni vendosi që të formon një grup nismetar për të marr një vendim lidhur me hartimin e draftit të ligjit të ri për miniera dhe minerale. Në grupin e punës së Komisionit u kërkua që të përfshihen edhe dy anëtarë nga ministria përkatëse si dhe dy anëtarë nga KPMM-ja.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik…