Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Veseli takoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan, Hoyt Brian Yee
E Enjte, 02.02.2017
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në vazhdën e takimeve me personalitete të larta amerikane, sot në Washington ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee.
Temë qëndrore e takimit ishin marrëdhëniet e afërta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, si dy vende mike, me raporte të veçanta bashkëpunimi.
Zyrtari i lartë amerikan, Yee, ka thënë se Kosova duhet t'i kryej të gjitha obligimet e saj si shtet, pasiqë, siç ka thënë ai, detyrimet e përmbushura e forcojnë shtetësinë e saj.
Kryeparlamentari Veseli u zotua se Republika e Kosovës do t'i kryejë të gjitha obligimet dhe të vazhdojë konsolidimin e shtetësisë.