Lajmet e fundit
Nga Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
E Mërkure, 01.02.2017
Komisioni për bujqësi, pylltari, mjedis e planifikim hapësinor sot ka mbajtur mbledhje, të cilën e ka kryesuar zonja Duda Balje, me pikën kryesore të rendit të ditës - shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për vitin 2017 në fushën e bujqësisë.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit kanë marrë pjesë zotëri Memli Krasniqi ministër i Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural me bashkëpunëtorë dhe përfaqësuesi i KDI-së.
Ministri Krasniqi mori fjalën në këtë mbledhje duke theksuar se kjo ministri në fushën e legjislacionit për vitin e kaluar 2016 nuk e ka përmbushur në tërësi Planin dhe Programin, dhe mu për këtë arsye nga viti i kaluar për vitin 2017 janë bartur gjithsej shtatë projekt ligje, të cilat Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet ti shqyrtojë dhe miratojë: për ushqimin, pylltarinë, bujqësinë e zhvillimin rural, gjuetinë, pijet e forta alkoolike, veterinën dhe fidanët. Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural, përveç këtyre projekt ligjeve, do të insistojë që rojtarët e pyjeve dhe inspektorët që kontrollojnë kualitetin e ushqimit, të cilët janë nën kompetencë të komunave t`i bartë nën kompetenca ekzekutive të kësaj ministrie. Ministri Krasniqi, në fund të fjalës së tij, ka theksuar që kjo ministri së shpejti duhet ta përfundoj Programin për zhvillimin e bujqësisë për periudhën 2014-2020, si dhe gjatë vitit 2016, po ashtu kjo ministri, në emër të granteve e subvencioneve fermerëve të suksesshëm ju ka ndarë gjithsej 45 milion euro, dhe që këtë vit kjo shumë do të jetë edhe më e madhe, për të gjithë ata që konkurrojnë, gjegjësisht për ata që plotësojnë kushtet për këto grante e subvencione.
Në vazhdim të mbledhjes anëtarët e Komisionit i kanë bërë pyetje të shumta ministrit Krasniqi, siç ishin: në çfarë mase kjo ministri mbikëqyr punën e agjencive që janë në kompetencë të kësaj ministrie, a u janë ndarë grande e subvencione pjesëtarëve të komunitetit pakicë dhe cili është numri i këtyre përfituesve, si dhe cilat janë masat e ndërmarra në mbrojtjen e prodhuesve vendorë nga konkurrenca e huaj jolojale.