Lajmet e fundit

Nga dëgjimi publik i Komisionit për Legjislacion

E Mërkure, 01.02.2017




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu, ka mbajtur sot dëgjim publik lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Gjykatës së Apelit, Odës së përmbaruesve privat, Shoqatës së Bankave, Odës Ekonomike Amerikane, FMN-së, USAID-it, si dhe përmbarues privat.

Pasi që përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhanë shpjegime lidhur me qëllimin e ndryshimit të këtij ligji, duke theksuar faktin se MD-ja ka hartuar draft ligjin në mënyrë që të bëje korrigjimet dhe avancime në këtë fushë, pjesëmarrësit e tjerë në këtë takim dhanë sugjerime dhe vërejtje të ndryshme.

Disa nga përmbaruesit privat theksuan faktin se neni 13 i ligjit bazë, sikurse neni 4 i projektligjit, është i dëmshëm për sistemin e përmbarimit, ndërkaq, diskutuesit e tjerë theksuan se ky ligj garanton sigurinë juridike.

Debat të gjerë gjatë këtij takimi ngjalli çështja e tarifës së efikasitetit.

Krejtësisht në fund, anëtarë të komisionit theksuan se përkitazi me këtë projektligj propozimet dhe vërejtjet e tyre t'i dërgojnë me shkrim në grupin e punës së Komisionit.

Nga dëgjimi publik i Komisionit për Legjislacion