Lajmet e fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 31.01.2017
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi Raportin me amendamente të Projektligjit për shërbime.
Në emër të grupit punues, raportin e paraqiti anëtari i Komisionit, Rrustem Berisha, ndërkaq, pas shqyrtimit të amendamenteve, komisioni i miratoi ato.
Në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi në parim edhe Projektligjin për ndryshim- plotësimin e Ligjit për miniera dhe minerale.
Këtë Projektligj para komisionit e paraqiti iniciuesi i kësaj nisme legjislative, përkatësisht, deputeti, Shaip Muja.
Lidhur me këtë, Komisioni vendosi që paraprakisht të konsultojë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ndërkaq, vendimin lidhur me këtë, Komisioni pritet të marr në një nga mbledhjet e radhës.