Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Enjte, 26.01.2017




Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të kryesuar nga kryetari i Komisionit, Faton Topalli, u shqyrtua dhe u miratua raporti vjetor i punës së Komisionit, për vitin 2016.

Komisioni po ashtu ka shqyrtuar dhe miratuar edhe Planin e Punës së Komisionit, për vitin 2017, pas propozimeve shtesë të anëtarëve të Komisionit për plotësim të këtij plani të punës.

Në vijim, Komisioni ka diskutuar lidhur me inicimin e procedurave për Auditimin e Subjekteve Politike.
Gjatë diskutimit lidhur me këtë çështje, anëtarët e Komisionit mes tjerash vlerësuan se është i domosdoshëm ndryshimi i ligjit për Financimin e partive politike dhe se duhet të iniciohen procedurat për të.

U tha se duhet të bëhet auditimi i të gjitha partive politike, në mënyrë të paanshme dhe profesionale.
Pas këtij diskutimi Komisioni vendosi që t'i drejtohet Kryesisë së Kuvendit me kërkesën për inicimin e procedurave për Auditimin e raporteve për pasqyrat financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës së subjekteve politike për vitet 2013, 2014, 2015 dhe 2016.

Krejtësisht në fund Komisioni ka miratuar edhe amendamentet për Projektligjin nr.05/L-122, për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike.

Po ashtu, kryetari i Komisionit, Faton Topalli, ka njoftuar anëtarët se Komisioni për mbikëqyrje të Financave Publike bashkërisht me Komisionin për Legjislacion dhe Komisionin për Buxhet, gjatë javës së ardhshme do të mbajnë një takim të përbashkët për të diskutuar lidhur problemet në Ligjin për Financimin e partive politike.

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike