Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 24.01.2017
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit, mbajti sot mbledhjen e parë të sesionit pranveror.
Me këtë rast, është shqyrtuar dhe përkrahur në parim i Projektligji për plotësimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Në këtë takim, Komisioni diskutoi edhe për formimin e Grupit të punës për hartimin e nismës legjislative që ka të bëjë me Ligjin për miniera dhe minerale.
Lidhur me këtë, anëtarët e Komisionit vendosën që paraprakisht të konsultojnë përfaqësuesit e ministrisë përkatëse. Andaj, lidhur me këtë, pritet që të merret vendim në një nga mbledhjet e radhës.
Në vijim të mbledhjes është përkrahur Raporti vjetor i Punës së Komisionit për vitin 2016, si dhe Plani i Punës për vitin 2017.