Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Hënë, 23.01.2017




Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, kryesuar nga Agim Çeku, zëvendës i parë i kryetarit të Komisionit, mbajti sot mbledhjen, me ç'rast u shqyrtua Raporti i punës së Komisionit për vitin 2016 dhe hartimi o Planit dhe programit të Komisionit për vitin 2017.

Në mbledhje, krahas anëtarëve të Komisionit, morën pjesë përfaqësuesit e OSBE-së, EUSR, ambasadës zvicerane dhe asaj amerikane në Prishtinë, si dhe përfaqësuesit e KDI dhe KKK.

Në këtë mbledhje anëtarët e Komisionit me shumicë votash dhe me disa vërejtje e plotësime miratuan Raportin e punës të Komisionit për vitin 2016.

Në vazhdim, anëtarët e komisionit, gjithashtu, me disa plotësime dhe sugjerime miratuan në parim Planin e punës së Komisionit për vitin 2017.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim