Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
E Marte, 24.01.2017
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane të kryesuar nga kryetarja e komisionit, Njomza Emini, u miratua raporti i punës së Komisionit, për vitin 2016, si dhe plani i punës së Komisionit për vitin 2017.
Në çështje të ndryshme, anëtarja e Komisionit, Donika Kadaj- Bujupi, kërkoi nga anëtarët që të përkrahet propozimi për mbajtje të një seancë të jashtëzakonshme për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë që pritet të zhvillohen në Bruksel. Kjo çështje ka ngjallur një debat të gjerë mes anëtarëve të komisionit, opozitar dhe atyre të pozitës të cilët shfaqën mendime të ndryshme lidhur me këtë çështje.