Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

E Marte, 17.01.2017




Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion,Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu, u shqyrtua dhe u përkrah Raporti i Punës së Komisionit, për vitin 2016.

Po ashtu, Komisioni ka shqyrtuar dhe miratuar në parim edhe Projektligjin nr.05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/L-149 për ekzekutimin e sanksioneve penale. Krejtësisht në fund, Komisioni u dakordua që të mbajë një dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Procedurën Përmbarimore.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...