Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E Shtune, 07.01.2017




Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit, vendosi njëzëri që të martën, më 10 janar, në orën 11:00, Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të debatohet lidhur me mbajtjen në arrest e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë.

U vlerësua se kërkesa me 43 nënshkrime të deputetëve, e prezantuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, i plotëson kushtet për të thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit