Lajmet e fundit

Kuvendi miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së

E Premte, 30.12.2016




Kuvendi i Republikës së Kosovës, është mbledhur sonte serish në seancë plenare, të drejtuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në të cilën ka shqyrtuar për herë të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Paraprakisht, projektligji mori përkrahjen e komisionit funksional dhe të komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Raportin me rekomandime të Komisionit funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale për miratimin e këtij projektligji dhe të amendamenteve të propozuara, para deputetëve e paraqiti kryetari i këtij komisioni, Nehat Baftiu.

Në vazhdim, Kuvendi miratoi amendamentet e propozuara nga komisioni funksional dhe më pas edhe projektligjin në tërësi.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, njoftoi se kjo seancë shënon edhe përmbylljen e sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit për këtë vit, ndërsa sesioni i ri pranveror do të fillojë të hënën e tretë të muajit janar, përkatësisht më 16 janar 2017.

Kuvendi miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-sëKuvendi miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së