Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi....

E Mërkure, 28.12.2016




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, të kryesuar nga kryetarja e Komisionit znj. Duda Balje, mbajti sot mbledhjen, në të cilën u shqyrtua kërkesa e banorëve të fshatit Hade lidhur me zhvendosjen në lokacion të ri.

Në mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë përfaqësuesit e KDI-së dhe përfaqësuesi i Këshillit ministror për ujërat e Kosovës.

Në këtë mbledhje, duke folur për zhvendosjen e banorëve të fshatit Hade në lokacion të ri, kryetarja e Komisionit znj. Balje ka theksuar se lidhur me këtë temë është diskutuar disa herë në mbledhjet e Komisionit dhe kohë më parë ajo mori e-mail nga kryetari i Këshillit të fshatit Hade me kërkesë për inicimin e hartimit të Ligjit të ri për fshatin Hade. Lidhur me këtë kërkesë kishte diskutime dhe propozime të ndryshme, si të gjendet mundësia e dislokimit në kuadër të Ligjit për Obiliqin ose të nxirret ndonjë rezolutë apo rekomandim që do të ishte obligative për Qeverinë e Kosovës. Në fund, kryetarja e Komisionit nxori në votim propozimin e banorëve të fshatit Hade për hartimin e Ligjit të ri, propozim i cili u miratua.

Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit shqyrtuan Raportin e përfaqësuesit të Këshillit ministror për ujëra z. Baton Begolli lidhur me ujërat në territorin e Kosovës.

 

Sa sednice Komisije za poljoprivredu...