Lajmet e fundit

Kryetari Veseli mban premtimin, përfundon objekti banesor në Stantërg

E Mërkure, 28.12.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot objektin banesor në Stantërg të Mitrovicës, të ndërtuar për 17 familje në nevojë, në të cilin janë duke u realizuar punimet përfundimtare.

Kryeparlamentari Veseli tha se ndërtesa e re do të evitojë një nga realitetet më të hidhura të Kosovës, në të cilin këto familje kanë jetuar për vite me radhë.

"Këto familje do të vendosen shumë shpejt në banesat e reja, me kushte sipas standardeve evropiane. Për mua ishte lehtësim shpirtëror kur u futa këtu, sepse këto familje i kam vizituar edhe më parë, në ambientet me kushte jashtëzakonisht të renda jetese", theksoi kryeparlamentari Veseli, duke shtuar se ky objekt nuk mund të finalizohej pa mbështetjen e gjithanshme të Qeverisë dhe të Kuvendit.

Ndërtimi i këtij objekti banesor ishte premtim i kryeparlamentarit Veseli, gjatë vizitave të realizuara kohë më parë në objektin në të cilin jetonin këto familje.

Kryetari Veseli tha se nuk është e vështirë të mbahen premtimet, ngase, siç tha ai, ky është obligim i bartësve të përgjegjësive institucionale, ndërsa detyrë e qytetarëve është ta duan dhe respektojnë shtetin e tyre. Veseli tha se Kosova ka mundësi të bëhet Zvicra e Ballkanit.

Banorët, ndërkaq, falënderuan përzemërsisht kryeparlamentarin Veseli për mbajtjen e premtimit, duke e konsideruar atë meritor për ndërtimin e banesave të tyre të reja dhe largimin njëherë e përgjithmonë nga objekti i deritashëm, i cili nuk i përmbush as kushtet minimale për jetesë.

 

Kryetari Veseli mban premtimin, përfundon objekti banesor në Stantërg Kryetari Veseli mban premtimin, përfundon objekti banesor në Stantërg Kryetari Veseli mban premtimin, përfundon objekti banesor në Stantërg Kryetari Veseli mban premtimin, përfundon objekti banesor në Stantërg Kryetari Veseli mban premtimin, përfundon objekti banesor në Stantërg Kryetari Veseli mban premtimin, përfundon objekti banesor në Stantërg