Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

E Mërkure, 28.12.2016




Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion,Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit, dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu, pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i raportit të grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L-033,dhe ligjit nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L-035.

Pas diskutimit të anëtarëve të komisionit lidhur me këtë raport, ata u dakorduan që këtë çështje ta shqyrtojnë në një mbledhje tjetër, në mënyrë që të plotësohet raporti edhe me disa propozime tjera.
Komisioni në vijim, shqyrtoi edhe kërkesat buxhetore të Institucioneve/Agjencioneve që bien në fushëveprim të Komisionit për Legjislacion. Raportin e grupit të punës lidhur me këtë çështje e prezantoi anëtari i komisionit, Armend Zemaj.

Pas propozimit të anëtarit të Komisionit, Agim Aliu, që të futet në rend dite edhe raporti me amendamente i Komisionit për Projektligjin për Akademinë e Drejtësisë, duke kërkuar që të hiqet amendamenti 37, Komisioni me shumicë votash e përkrahu këtë çështje.
Tutje, Komisioni ka përfunduar takimin edhe me intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...