Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Premte, 23.12.2016




Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, kryesuar nga z. Agim Qeku, nënkryetari i parë i Komisionit, mbajti mbledhjen, në të cilën shqyrtoi Raportin e Grupit punues lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit nr.03/L-149 për Shërbimin civil në Republikën e Kosovës.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit morën pjesë përfaqësuesit e KDI-së, anëtarët e Këshillit Konsultativ për komunitete pranë Zyrës së presidentit të Republikës së Kosovës .

Anëtarët e Komisionit miratuan Raportin e grupit punues për zbatimin e nenit 11, të Ligjit nr.03/L-149 për Shërbimin civil në Republikën e Kosovës, i cili do të procedohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Kosovës.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim