Lajmet e fundit

Mbledhja e Kuvendit

E Premte, 23.12.2016




Në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, e cila u mbajt sonte në orët e vona, e kryesuar nga kryeparlamentari, Kadri Veseli, u shqyrtua në lexim të dytë Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Amendamentet e Projektligjit (60 sosh), i paraqiti kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani.
Deputetët më pas vijuan me shqyrtimin e tyre, dhe me këtë rast, sqarime lidhur me disa amendamente, ofroi kryeministri Isa Mustafa, si dhe ministri Financave, Hoti.

Pas kësaj Projektligji së bashku me amendamentet e shqyrtuara u hodh në votim, dhe deputetët me shumicë votash (70) e përkrahën atë.

Mbledhja e KuvenditMbledhja e KuvenditMbledhja e Kuvendit