Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së
E Hënë, 19.12.2016
Në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, kryesuar nga Ganimete Musliu, u shqyrtua në parim i Projektligji Nr.05/L-134 për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive.
Me këtë rast, anëtarët e Komisionit duke përkrahur këtë projektligj për procedim në mbledhje plenare, u dakorduan që pas shqyrtimit dhe miratimit në parim nga mbledhja plenare, Komisioni do të mbajë një dëgjim publik lidhur me këtë projektligj, si dhe do të formojnë grupin e punës.
Në vijim të mbledhjes anëtarët e Komisionit po ashtu vendosën që brenda kësaj jave të ftojnë për raportim ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, lidhur me çështjen e sigurisë në veriun e Mitrovicës.
Po ashtu, ata u dakorduan që të mbajnë edhe një mbledhje të përbashkët me Komisionin për mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë.