Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Premte, 16.12.2016




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale drejtuar nga Flora Bronvina, u shqyrtua projekt buxheti për vitin 2017 respektivisht për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Gjatë shqyrtimit të buxhetit për vitin 2017 deputetët theksuan se përgjithësisht buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë është i pamjaftueshëm dhe nuk ka një strategji të caktuar të parashikimit për sektorët e veçantë. Me 6.7 % të krejt buxhetit, që është caktuar për Ministrinë e Shëndetësisë, ky buxhet është nga më të ultat në rajon. Po kështu edhe buxheti i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2017 është shumë i ulët. Biles buxheti i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk ka parashikuar mundësi mbulimi me buxhet edhe disa ligje të miratuara në Kuvendin e Kosovës.

Ka kaq shumë dilema lidhur me problematikën në Ministrinë e Shëndetësisë sa vështirë se mund të bëhet një përmbledhje e saktë e problemeve që mund ti trajtojë ky buxhet.

Në përfundim deputetë vendosën që gjatë kohës të përgatiten disa rekomandime apo edhe amandamente para se të hidhet për miratim buxheti i vitit 2017.

Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale