Lajmet e fundit

Deputeti Blerimi Grainca takoi një delegacion profesorësh nga Franca dhe Zvicra

E Premte, 16.12.2016




Deputeti Blerim Granica, në cilësinë anëtarit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, priti sot një delegacion të profesorëve nga Franca dhe Zvicra.

Profesorët: Arnaud North, Sigfrido Lezzi dhe Stephan Piguet, ekspertë nga fusha e arkitekturës dhe ndërtimit, shprehën interesim e tyre për të qenë të pranishëm në Kosovë për investime, si dhe në ofrimin e shërbimeve konsulente në projektet investuese.

Deputeti Grainca, ndërkaq, e falënderoi delegacionin për vizitë dhe i inkurajoi ata që të investojnë në Kosovë, në fushën e ndërtimit, si dhe në ofrimin e shërbimeve konsulente në projekte investuese. Grainca, po ashtu, i njoftoi mysafirët se Kosova ofron kushte të mira dhe shumë të përshtatshme në aspektin infrastrukturës ligjore, siç është tanimë Ligji për investime strategjike.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që bashkëpunimi i ndërsjellë të vazhdoi edhe në të ardhmen.

 

 

Deputeti Blerimi Grainca takoi një delegacion profesorësh nga Franca dhe Zvicra