Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, mjedis dhe planifikim hapësinor

E Enjte, 15.12.2016




Komisionit për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, mjedis dhe planifikim hapësinor mbajti sot seancën të cilin e kryesoi kryetarja zonja Duda Balje. Pika kryesore të rendit të ditës së kësaj seance ishte: Shqyrtimi i shpërnguljes së banorëve të Fshatit Hade.

Në këtë seancë morën pjesë edhe përfaqësuesit e: Institucionit të Avokatit të Popullit, NDI-së, KDI-së, Rregullatorit të Ujërave, Fshatit Hade, si dhe drejtoresha e OJQ-së FIĆ Dajana Berisha.

Me këtë rast kryesuesja zonja Balje tha se Komisioni për këtë çështje ka diskutuar disa herë dhe se tashmë është e nevojshme të nxirret një vendim, rekomandim, rezolutë, apo edhe të iniciohet nxjerrja e Ligjit për Fshatin Hade, i cili përfundimisht do ta rregullonte çështjen e shpërnguljes së banorëve të këtij fshati.

Pas shterimit të diskutimit, Komisioni, me pajtimin e plotë të banorëve të Fshatit Hade, vendosi që për këtë çështje të diskutohet edhe njëherë në njërën nga seancat e radhës, kurse ndërkohë përfaqësuesit e Fshatit Hade do të merren mes thonë çfarë ata konsiderojnë të domosdoshme për zgjidhjen e këtij problemi, në mënyrë që Komisioni të mund të ndihmojë zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së tyre.

Komisioni gjithashtu diskutoi edhe për kërkesën buxhetore të Rregullatorit të Ujërave për vitin 2017 të cilën e miratoi në parim.

 

Mbledhja e Komisionit për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, mjedis dhe planifikim hapësinor