Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Enjte, 15.12.2016




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga Agim Çeku, nënkryetar i parë i Komisionit, u shqyrtua Projektligj për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtëritshme në Kosovë, me amendamentet e Komisionit funksional për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Industri, si dhe Draft projekti për mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Kosovës.

Anëtarët e Komisionit, pa diskutim, përkrahen procedimin e mëtejmë të Projektligj për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtëritshme në Kosovë, me amendamentet e Komisionit funksional për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Industri, për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në vazhdim, anëtarët e Komisionit duke diskutuar lidhur më Raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Kosovës, kanë nxjerr përfundimin se grupi punues duhet ti bëjë disa ndryshime në raport dhe të njëjtin , në një nga mbledhjet e ardhshme, ta shqyrtoj dhe miratoj.

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim