Lajmet e fundit
Nga vizita e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barzi Gjinore...
E Marte, 13.12.2016
Komisioni funksional në përbërje: Lirije Kajtazi, kryetare, Mexhide Mjaku-Topalli, Etem Arifi, Mytaher Haskuka,Teuta Haxhiu, Shukrije Bytyqi dhe Kujtim Paçaku anëtarë, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Suedi.
Takimet e komisionit me autoritetet përkatëse suedeze janë duke u zhvilluar për të parë nga afër funksionimin e mekanizmave të sistemit suedez në realizimin e mbrojtjes së fëmijëve. Kjo vizitë është duke u realizuar në kohën kur komisioni është në procedurë të shqyrtimit të Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijës.
Anëtarët e Komisionit më datën 12 dhjetor 2016, janë pritur edhe nga ambasadori i Kosovës në Suedi z. Ilir Dugolli. Komisioni po vazhdon vizitën në Suedi sipas agjendës së paraparë.