Lajmet e fundit

Nga vizita zyrtare e delegacionit të Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian në Strasburg

E Marte, 13.12.2016




Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryetari Elmi Reçica dhe anëtaret Çerim Bajrami e Puhie Demaku gjenden në vizitë zyrtare njëditore në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Gjatë kësaj vizite delegacioni u takua me znj. Zeljana Zovko, anëtare e delegacionit për Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë dhe me z. Tonino Picula, udhëheqës i delegacionit për Kosovë e Bosnje.

Me këtë rast u diskutua lidhur me angazhimet në përmbushjen e kritereve për proceset integruese të Kosovës në BE dhe sfidat e saja në këtë rrugëtim, me theks të veçantë lidhur me liberalizimin e vizave dhe angazhimet në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e tyre.

Delegacioni i falënderoi ata për angazhimin e tyre të deritanishëm dhe kërkoi mbështetje për këto procese në të ardhmen.

Delegacioni pasdite do të takohet edhe me eurodeputetin z. Eduard Kukan dhe eurodeputeten znj. Ulrike Lunacek.

 

 

Nga vizita zyrtare e delegacionit të Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian në Strasburg Nga vizita zyrtare e delegacionit të Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian në Strasburg