Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri

E Marte, 13.12.2016




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, të kryesuar nga kryetari i komisionit Muhamet Mustafa, u shqyrtua në parim Projektligji nr.05/L-132 për Automjete.

Me këtë rast, Komisioni pasi përkrahu në parim këtë projektligj formoi edhe grupin punues.

Në vijim, Komisioni shqyrtoi edhe Raportin me amendamente të Projektligjit Nr.05/L-089 për Tregtinë me Produktet të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme në Kosovë.

Pas prezantimit të këtij raporti nga anëtari i Komisionit, Fatmir Rexhepi, Komisioni përkrahu edhe këtë projektligj me amendamente të Komisionit, për procedim të mëtejmë.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri