Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Premte, 09.12.2016




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga Agim Çeku, nënkryetar i parë i Komisionit, u shqyrtuan dy projektligje: P/ligji nr. 05/L-119 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 05/L-043 për shlyerjen e borxheve publike , me amendamentet e Komisionit funksionalë për Buxhet dhe Financa, dhe P/ligji nr. 05/L-75 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive, me amendamentet e Komisionit funksional për Arsim, Kulturë dhe Sport.

Anëtarët e Komisionit, pa diskutim, përkrahen procedimin e mëtejmë të këtyre dy p/ligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.