Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 06.12.2016
Shqyrtimi në parim i Projektligjit për shërbime, ishte temë e mbledhjes së sotme e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit.
Këtë Projektligj, para komisionit e paraqiti Avni Kastrati, zv. ministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI). Ai foli për qëllimin, rëndësinë, si dhe fushën që rregullon projektligji, ndërkaq, sqaroi se ai është i bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe është i harmonizuar me legjislacionin e BE-së.
Anëtarët e Komisionit, pasi shqyrtuan projektligjin, vlerësuan se ai i plotëson nevojat nga fusha e shërbimeve dhe e përkrahën në parim. Lidhur me këtë, komisioni formoi edhe grupin punues për amendamentimin e këtij projektligji.