Lajmet e fundit
Kryetari Veseli takoi ambasadoren e Emiratave të Bashkuara Arabe, Hafsa Abdulla Al Ulama
E Hënë, 05.12.2016
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadoren e Emiratave të Bashkuara Arabe në Podgoricë, Hafsa Abdulla Al Ulama.
Ambasadorja Hafsa Abdulla Al Ulama interesua për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës dhe përgjithësisht për klimën e investimeve në Kosovë.
Kryetari Veseli potencoi funksionalitetin demokratik të Kuvendit të Kosovës dhe përmbushjen e misionit të tij sipas mandatit që ka. Veseli theksoi kushtet e favorshme që ka Kosova për të bërë biznes, duke veçuar edhe miratimin e Ligjit për investime strategjike, bazë kjo që tërheq investitorët e huaj.
Gjithashtu, z. Veseli e siguroi ambasadoren se Kosova shumë shpejt do ta hapë Ambasadën e vet ne EBA, e cila do të jetë adresë zhvillimit të interesave reciproke në shumë fusha të jetës së qytetarëve të të dyja shteteve.
Ishte dakordim i përbashkët për të hulumtuar mundësitë e shkëmbimeve tregtare, si dhe atyre në fushën e shëndetësisë.
Në fund, kryetari Veseli e falënderoi ambasadoren për investimin e Qendrës Spitalore në Vushtrri, nga ana e Emirateve të Bashkuara Arabe.