Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Kadri Veseli vizitoi kompleksin Ferronikeli në Drenas
E Premte, 02.12.2016
Kryetari Kuvendit Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, vizitoi sot kompleksin "Ferronikeli".
Me këtë rast, kryeparlamentari Veseli, tha:" Jemi të lumtur që Ferrronikeli përsëri po punon me kapacitete të plota. Më pas, kreu i Kuvendit përkujtoi se puna e suksesshme në këtë gjigant ekonomik, ka përgënjeshtruar zërat se ky aset i rëndësishëm për vendin do të bankrotoj.
Ferronikeli, u shpreh kreu i Kuvendi, nuk do të bankrotojë asnjëherë. Institucionet e Republikës së Kosovës, do t'i japin përkrahje të fuqishme çdo investitori, i cili ka projekte serioze për të investuar në Kosovë. Duke iu drejtuar menaxhmentit të Feronikelit, ndërkaq, kreu i Kuvendit Veseli, u shpreh:" Nga menaxhmenti i kësaj kompanie presim që t'i zgjerojë kapacitet prodhuese, ndërkaq, nga investitori që të përmirësohen kushtet e punës së punëtorëve, si dhe përmirësimin e ambientit.
Zgjerimi i Ferronikelit do të thotë prodhim më shumë për eksport, por, në të njëjtën kohë edhe punësim të qytetarëve të Drenasit.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ndërkaq, foli për objektivat e ministrisë, me theks të veçantë për ato që kanë të bëjnë me Feronikelin.