Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

E Marte, 29.11.2016




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu, ka diskutuar sot lidhur me buxhetin e Institucioneve/Agjensioneve që bien në fushëveprim të Komisionit.

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të Agjensisë për Ndihmë Juridike Falas, përfaqësues të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Institutit Gjyqësor të Kosovës, KQZ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë, të cilët paraqitën kërkesat e tyre buxhetore. Ndërkaq, pas këtij diskutimi u kërkua nga përfaqësues të këtyre institucioneve që të sjellin edhe me shkrim kërkesat e tyre buxhetore në mënyrë që të shqyrtohen edhe në takimin tjetër të Komisionit.

Në vijim, Komisioni është njoftuar edhe lidhur me shkresën e Institutit Gjyqësor të Kosovës për skadimin e mandatit të anëtarëve të Këshillit Drejtues.

Tutje, Komisioni ka caktuar edhe delegacionin që do të shkojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë nga data 5-6 dhjetor.

Krejtësisht në fund, Komisioni ka diskutuar edhe për kërkesën e KDI-së (Instituti Demokratik i Kosovës), për mbështetjen e deputetëve që ofron KDI lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Me këtë rast komisioni u dakordua që të ketë bashkëpunim edhe në këtë fushë.

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...