Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 29.11.2016




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit, shqyrtoi raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Miniera dhe Minerale.

Raportin, si dhe rekomandimet i paraqiti deputetja Sala Berisha-Shala, kryesuese e grupit punues për mbikëqyrjen e këtij Ligji. Ajo njoftoi se gjatë procesit të mbikëqyrjes së këtij projektligji, grupi punues ka realizuar një varg vizitash në ato institucione, në domenin e të cilave bie zbatimi i këtij ligji. Njoftoi më pas për ngecjet dhe shkaqet që ndikojnë në moszbatimin e këtij ligji në plotni, ndërkaq, në fund paraqiti edhe rekomandimet.

Ndër rekomandimet e paraqitura me këtë rast, ishte edhe ai për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale.

Anëtarët e Komisionit vlerësuan se raporti i paraqitur nga deputetja Sala Berisha-Shala, pasqyron në mënyrë korrekte nivelin e zbatimit të këtij ligji dhe e përkrahën atë.

Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...