Lajmet e fundit

Anëtarë të Komisionit për të Drejtat e Njeriut... do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Parlamentin Evropian në Bruksel

E Shtune, 26.11.2016




Organizuar nga Njësia e Parlamentit Evropian për para anëtarësim në BE, një delegacion i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, do të marrë pjesë në Konferencën ndër Parlamentare, me temën: Mos diskriminimi i Personave me Aftësi të Kufizuara në vendet në zgjerim në BE, e cila mbahet në Bruksel, Belgjikë, nga data 28 - 29 nëntor 2016.

Delegacioni është në përbërje: Lirije Kajtazi, Nenad Rashiq, Mexhide Mjaku-Topalli dhe Myther Haskuka.

Në kuadër të diskutimeve të përfaqësuesve të Parlamenteve respektive, Lirije Kajtazi, kryetare e Komisionit Funksional, do të diskutojë në temën:
"Zhvillimi dhe pengesat (barrierat) për qasje të lirë në transport dhe shërbime"