Lajmet e fundit
Nën patronazhin e kryeparlamentarit Veseli mbahet në Prishtinë
E Mërkure, 23.11.2016
Nën patronazhin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të enjten, më 24.11.2016, do të mbahet ë Prishtinë Tryeza në temën:"Raporti mbi Koston e Shërbimeve Cilësore të Edukimit në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë".
Në këtë tryezë, e cila mbahet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe e mbështetur nga UNICEF-i, do të marrin pjesë përfaqësues të ministrive përkatëse, të Bankës Botërore, si dhe udhëheqës të njësive relevante të administratës së Kuvendit të Kosovës.
Vendi: Kuvendi i Kosovës, salla 409.
Koha: Duke filluar në orën 10:00 deri në orën 12:30.
Takimi është i hapur për mediat.
Nga agjenda e takimit:
Data: 24 Nëntor, 2016
10:00 - 10:20 Hapja e takimit dhe mirëseardhje për mysafirët nga znj. Flora Brovina, kryetare e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale,
• Kryetari i Kuvendit, SH.T., Kadri Veseli,
• Kryesuesi i zyrës së UNICEF-it, James Mugaju,
• Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami,
10:20 - 10:30
Zt. Habit Hajredini, Zyra për Qeverisje të Mirë, ZKM, dhe
Zt. Qemajl Marmullakaj, Zyra për Planifikim Strategjik, ZKM,
10:30 - 12:10
Prezantimi i rezultateve nga mbledhja e të dhënave
UNICEF/FISCUS UK,
12:10 - 12:30
Diskutim rreth të gjeturave.