Lajmet e fundit

Komisioni për Punë të Brendshme... priti delegacionin e Akademisë ushtarake daneze “ East Bridge Academy”

E Mërkure, 23.11.2016




Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, i kryesuar nga z.Daut Haradinaj,kryetar, priti në takim delegacionin nga Akademia daneze e mbrojtjes " East Bridge Academy" të kryesuar nga z. John Skovbo, drejtor i Akademis dhe z.Steffen Skov, shef i Operacioneve.
U bisedua për mundësitë e trajnimeve për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës përgjatë procesit të transformimit të FSK-së

Fillimisht, kryetari i Komisionit, Haradinaj u uroi mirëseardhje delegacionit nga Akademia e East Bridge Academy, ndërkaq. John Skovbo , prezantoi misionin e Akademisë, si dhe mundësitë për të bashkëpunuar në fushën e trajnimeve për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në nivel operacional dhe strategjik, që do të mbaheshin në Republikën e Kosovës. Gjithashtu theksoi që Akademia, si e tillë, është e pavarur dhe ka qëllim ofrimin e përvojave më të mira ne qëllim të avancimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sipas standardeve të NATO-s.

Nga ana e anëtarëve të Komisionit u shpreh gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e tyre në programet dhe marrëveshjet që do të mund të arriheshin në mes të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe East Bridge Academy ,me qëllim të avancimit në fushën e trajnimeve për pjesëtarët e FSK-së.
Në përfundim të takimit, kryetari i komisionit, Haradinaj, falënderoi z. John Skovbo për mundësinë e ofruar për të mbështetur Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe kontributin e shtetit të Danimarkës për mbështetjen e Republikës së Kosovës në procesin e shtetndërtimit

 

Komisionit për Punë të Brendshme... priti delegacionin e Akademisë ushtarake daneze “ East Bridge Academy”