Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

E Hënë, 21.11.2016




Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion,Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit, dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu, pas shqyrtimit të shkresës së Këshillit Prokurorial të Kosovës që ka të bëjë me nenin 25 paragrafi 4 i Ligjit nr. 05/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit, Komisioni shqyrtoi Raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin nr. 05/L-090 për sponzorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, të cilën e përkrahën.

Po ashtu, përkrahjen e Komisionit e morën edhe këto dy raporte me amendamente të komisioneve funksionale të këtyre projektligjeve: Projektligjit nr. 05/L-044 për Zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij, si dhe Projektligjit nr. 05/L-091 për mbrojtjen nga zhurma.

Në vijim, Komisioni diskutoi për ftesën e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxhën dhe për Ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për raportim në Komision, lidhur me vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në Qendrën e paraburgimit në Prizren.

Debati për këtë çështje u shoqërua me akuza dhe kundër akuza midis anëtarëve të komisionit dhe me këtë rast anëtarët e komisionit nga radhët e pozitës e lëshuan mbledhjen.

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...