Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Arsim
E Hënë, 21.11.2016
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, i kryesuar nga Nait Hasani, kryetar, vazhdoi sot shqyrtimin e Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive.
Komisioni amendamentoi projektligjin, ndërsa gjatë këtij procesi, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe eksperti i angazhuar nga ana e komisionit.
Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e komisionit paraqitën vërejtjet e tyre lidhur me Samitin e diasporës të mbajtur në Tiranë, në të cilin nuk ishte i ftuar komisioni përkatës nga Kuvendi i Kosovës. Për këtë çështje, komisioni u dakordua që në një nga mbledhjet e radhës ta ftojë për sqarim dhe raportim ministrin e Diasporës Valon Murati.
Në mbledhjen e sotme, komisioni vendosi të vizitojë dy çerdhe private dhe një çerdhe publike në Komunën e Prishtinës, për të parë nga afër funksionimin e tyre.