Lajmet e fundit

Një delegacion i Kuvendit merr pjesë në Komisionin Politik të AP të NATO-s

E Shtune, 19.11.2016




Asambleja Parlamentare e NATO-s është mbledhur sot në Stamboll të Turqisë.
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i udhëhequr nga nënkryetari Xhavit Halit dhe nënkryetari tjetër, Slobodan Petroviq, po marrin pjesë në Komisionin Politik të AP të NATO-s, me ç'rast pjesëmarrësve me një fjalë rasti u është drejtuar ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, z.Mevlüt Çavusoglu në temën: "Politika e Jashtme e Turqisë dhe Siguria Rajonale".

Poashtu delegacioni i Kuvendit të Kosovës do të merr pjesë edhe në mbledhjen e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri të AP të NATO-s, ku do të mbaj fjalë edhe Komandanti i Përgjithshëm në Ushtrinë Amerikane,gjeneral Lejtnant Ben Hodges.

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe ministrat e lartë të qeverisë do t'iu bashkohen ligjvënësve gjatë katër ditëve në Stamboll në Sesionin Vjetor të 62-të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

"Parlamentarët nga vendet e NATO-s pritët t'i vlerësojnë përgatitjet e Aleancës për rritjen e prezencës së saj ushtarake në shtetet Baltike dhe Poloni, si përgjigje ndaj kërcënimeve të Rusisë, dhe për zhvillimin e mënyrave për ta mposhtur terrorizmin në vend dhe në Lindjen e Mesme.

Bëhet e ditur se në një seri rezolutash, anëtarët e Asamblesë janë të vendosur për t'i bërë thirrje NATO-s që të qëndrojë e bashkuar në mbrojtje të Aleatëve në kufi me Rusinë, pasi që qëndrimi i saj luftënxitës i vazhdueshëm po shkakton shqetësime", thuhet në një komunikatë të AP të NATO-s.

Poashtu parlamentarët nga vendet e NATO-s, do të diskutojnë për situatën në Siri, Irak, Afganistan si dhe për të ndihmuar vendet e goditura nga vala e refugjatëve.

 

Një delegacion i Kuvendit merr pjesë në Komisionin Politik të AP të NATO-sNjë delegacion i Kuvendit merr pjesë në Komisionin Politik të AP të NATO-sNjë delegacion i Kuvendit merr pjesë në Komisionin Politik të AP të NATO-s