Lajmet e fundit
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, u takua me shefin e zyrës së Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais
E Premte, 18.11.2016
Deputetja Njomza Emini, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, ka zhvilluar një takim me shefin e zyrës së Belgjikës në Kosovë, z. Jean-Louis Servais. Me këtë rast, Emini tha se pret vazhdim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe forcim të marrëdhënieve në mes të Komisionit për Integrime Evropiane dhe Zyrës diplomatike të Belgjikës në Kosovë.
Znj. Njomza Emini, gjatë takimit me shefin e misionit diplomatik të Belgjikës në Prishtinë, ka diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes për procesin e integrimit evropian të Kosovës, përkatësisht zbatimin e MSA-së dhe përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.
Me këtë rast, z. Jean-Louis Servais ka falënderuar atë për pritjen dhe njëherësh ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me komisionin parlamentar.
Znj. Emini, ndërkaq, ka njoftuar shefin e zyrës belge për punën dhe angazhimet e Komisionit që ajo drejton, si dhe me sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova në procesin e integrimit evropian.