Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

E Mërkure, 16.11.2016




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, i kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare, mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi Propozim - vendimin e Avokatit të Popullit për vazhdimin e mandatit tre vjeçar për zëvendësit të Avokatit të Popullit.

Anëtarët e komisionit vlerësuan se çështja e zëvendësve të Avokatit të Popullit, të zgjidhet përmes shpalljes se konkursit, konform proceduarve ligjore.

Komisioni Funksional, shqyrtoi edhe Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, i cili është në fazën e amendamentimit në këtë Komision, duke u pajtuar që kjo punë të vazhdojë edhe për disa ditë deri në shqyrtimin përfundimtar.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan edhe disa peticione, adresuar komisionit.

Njëra nga këto peticione kishte të bënte me kërkesën e banorëve të fshatit Vranishtë, Komuna e Dragashit, në lidhje me ndërtimin e hidrocentralit në këtë lokalitet, si dhe procedurat e eksproprijimit të pronave të atyre banorëve.

Për t'u njoftuar më hollësisht lidhur me këtë çështje Komisioni Funksional ka vendosur që në mbledhjen e radhës, të ftojë ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Ferat Shala, të referojë para anëtarëve të Komisionit.

Komisioni shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimi i vet.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...